fbpx

Si të menagjoni djerësitjen

nga Revista Kosovarja

Një nga funksionet kryesore të djersës është të ulë temperaturën e trupit.

Në trupin e njeriut mund të numërohen nga 2 deri në 5 milionë gjendra djerse, të cilat janë të shpërndara kudo.

Pjesa më e madhe e këtyre gjendrave, gjendet në shputën e këmbëve dhe në pjesën e shpinës.

Shpesh djersitja mund të kthehet në një makth të vërtetë duke ndikuar fort në paraqitjen e jashtme dhe vetë vlerësimin.

Përdorni deodorant gjatë natës – Përzgjidhni deodorantët klinikë ose që kanë aftësi mbrojtëse për kohë të gjatë.

Mjekët rekomandojnë aplikimin e deodorantëve përpara se të bini për të fjetur.

Për të ruajtur freskinë gjatë ditës, mbani me vete një deodorant të përmasave më të vogla, të cilin mund ta përdorni gjatë ditës.

Mini freskuese – Mbani me vete freskuese të vogla në përmasa, të cilat operojnë me bateri ose USB, të cilat mund t’ju vijnë në ndihmë gjithmonë.

Flini në një jastëk të freskët – Në mbrëmje përdorni një jastëk të freskët që mund të mbajë larg vapën dhe djersën duke ulur temperaturën e trupit.

Jastëkun mund ta mbështillni me një qese dhe ta fusni në frigorifer para se të flini.

Një tjetër mënyrë për të ulur temperaturën e trupit, është që të ndiqni një metodë të hershme, ku gjatë verës mund të mbuloheni me një peshqir të lagur dhe të vishni çorape të lagura.

Shmangni ushqimet pikante – Ushqimet pikante dhe pijet e nxehta rrisin tensionin e gjakut dhe aktivizojnë gjendrat e djersës.

Ushqimet e pasura me kripë janë gjithashtu nxitëse të djersitjes së tepërt.

Veshjet e duhura – Temperatura e trupit mund të ulet pa u djersitur nëse përdorni veshje jo të ngushta, jo ngjitëse dhe mbi të gjitha prej pambuku.

Shmangni mëndafshin, poliestrën dhe najlonin, dhe zgjidhni shtrojet e shtratit prej pambuku.

Disa fakte – Djersa vetë është kryesisht ujë me kripë dhe me sasi të vogla mineralesh.

Djersa vetë nuk ka aromë, por janë bakteret në lëkurë që duke u përzier me ujin, e ndotin atë.

Djersitja emocionale – Djersitja emocionale ndodh kryesisht në lëkurë, sqetulla, pëllëmbët e duarve dhe shputat e këmbëve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]