fbpx

Georgina dhe Ronaldo dhënë lajmin e madh

nga Revista Kosovarja

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë kthyer në Madrid për të prezantuar biznesin e ri të yllit portugez.

Projekti i tij i ri i biznesit është një markë uji mineral alkalik dhe antioksidant, i quajtur Ursu9. Cristiano dhe Georgina u panë bashkë në event, pavarësisht thashethemeve për një krizë. Ata mbajtën një konferencë për shtyp në të cilën nuk donin të bënin deklarata personale, por pasi mbaroi, gazetarja e programit Telecinco mundi të bisedonte me Georginën dhe e pyeti për thashethemet.

“Sigurisht që jo”, iu përgjigj troç ajo pyetjeve për ndarjen, madje pak e inatosur nga pyetjet e vazhdueshme për këtë temë.

Georgina më pas u pyet për mundësinë e një dasme dhe modelja e konfirmoi.

“Sigurisht”, tha Georgina, gjë që e konfirmoi edhe Cristiano, i cili i qëndronte pranë, duke theksuar: “Një ditë me siguri”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]