fbpx

Deklarohet kryeministri Albin Kurti pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën, kanë mbajtur konferencë për media, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.

Kurti tha se cenimi i kufirit gjatë ditës së djeshme, i detyron që ti rrisin kontrollat kufitare dhe mund të përfshihet edhe ndalimi i qarkullimit në raste kur rrezikohet siguria.

“Rasti i djeshëm ishte agresion ndaj shtetit, hakmarrje ndaj policisë që po e lufton krimin dhe intencë për eskalim e destabilizim në kohën kur ne kemi propozuar planin për depërshkallëzim. Për këto arsye, institucionet tona të rendit e të sigurisë e kanë rritur nivelin e gatishmërisë. Cenimi i kufirit dje nga Serbia na detyron ta rrisim kontrollin kufitar, ku varësisht nga analizat e institucioneve të sigurisë mund të përfshijnë edhe ndalesat e qarkullimit në rastet kur vlerësohet se mund të përbëjnë rrezik apo s’mund të garantohet siguria”, deklaroi Kurti në konferencën per media.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]