fbpx

Modelja kroate merr vëmendje në finalen e Ligës së Kombeve

nga Revista Kosovarja

Modelja kroate, Ivana Knoll, nuk ka munguar në finalen e Ligës së Kombeve që u zhvillua në Roterdam ndërmjet Kroacisë dhe Spanjës.

Tifozerja e popullarizuar e futbollit është gjithmonë pjesë e faqeve rozë sa here që luan përfaqësuesja e saj, por edhe kurdoherë që ka ngjarje të rëndësishme sportive.

E veshur me minifund, çizme dhe pjesën e sipërme të kombinuar me simbolet kroate, ajo është kujdesuar për një sërë pozash atraktive.

Për më shumë, Ivana e ka publikuar edhe një video, në të cilën paraqitet duke bërë një vallëzim nën ritmet e hitit të madh në gjuhën spanjolle, “La Bamba”.

Nuk kanë munguar edhe imazhet në InstaStory, ku shihen fansa të shumtë teksa bëjnë fotografi me bukuroshen.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]