fbpx

Wagneri hyn në Rusi, Prigozhini: Nëse dikush na pengon, do të shkatërrojmë gjithçka

nga Revista Kosovarja

Kreu i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka bërë të ditur se trupat e tij kanë kaluar kufirin rus.

Prigozhin tha se trupat e Wagnerit janë pritur me përqafime nga rojet kufitare gjatë kalimit, ku ata ia kanë mësyrë Moskës

Ai gjithashtu pretendoi se ushtarët rusë të urdhëruar për t’i ndaluar ata u zhvendosën mënjanë për të lejuar trupat e tij të kalonin, duke shtuar se ata “tani po hyjnë në Rostov”, një qytet në Rusinë jugperëndimore pranë kufirit ukrainas, shkruan BBC.

Ai tha se do të shkojnë deri në fund (në Moskë), dhe “nëse dikush na pengon, ne do të shkatërrojmë gjithçka”.

Lideri i Wagnerit ia ka mësyrë Moskës pasi ai pretendon se ushtria ruse ka bombarduar mbi ushtarët e tij dhe se për këtë ka paralajmëruar hakmarrje.

Ndërsa, Kremlini zyrtar ka kërkuar që Prigozhini të arrestohet, teksa për të është ngritur edhe një çështje penale për “rebelim të armatosur”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]