256
“Macja le të lahet” është një këngë e njohur fëmijësh, e cila edhe pse e kënduar dekada më parë vazhdon të dëgjohet e këndohet akoma edhe nga fëmijë e gjeneratës së sotme.
Kënga u këndua nga Edlira Athanas, vajza e dy artistëve të mëdhenj, tenorit Xhoni Athanas dhe prima balerinës Sekine Sharofi.
Edlira vazhdoi rrugën e nënës së saj duke mos vazhduar me muzikën.
E ftuar te Rudina ajo riktheu vëmendjen e të gjithëve tek hiti i dikurshëm i muzikës për fëmijë.