fbpx

Tifozi i le Neymar-it testament të gjithë pasurinë e tij

nga Revista Kosovarja

Pasuria marramendëse e futbollistiti Neymar po shtohet edhe më tepër, sepse një fans i çmendur pas tij po i lë testament të gjithë pasurinë.

Sipas mediave braziliane, me vullnetin e tij të lirë tifozi ka shkruar një testament ku i lë futbollistit të gjithë pasurinë.“Unë nuk kam asnjë person të cilit mund t’ia lë gjërat e mia.

Unë nuk dua qeverinë ose ndonjë të afërm të m’i marrë, kështu mendova se Neymari do të ishte zgjedhja e duhur”, u shpreh tifozi.

Shumë persona e kritikuan, duke thënë se pasurinë e tij mund t’ia jepte një personi që vërtetë do të kishte nevojë dhe jo futbollistit. Megjithatë, mbetet të shohim në të ardhmen nëse Neymar do ta çojë ‘pasurinë’ e tifozit për një kauzë të mirë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]