fbpx

Si të përgatisni në shtëpi një limonadë të freskët për ditët e nxehta të verës

nga Revista Kosovarja

Përbërësit kryesorë që ju duhen:

– 6 ose 7 kokrra limoni në varësi të madhësisë së tyre
– 200 – 250 gr sheqer
– 200 – 250 ml ujë pa gaz
– Më pak se 1 litër ujë me gaz

Procedura është e tillë:

Në fillim grini hollë lëkurën e 4 limonëve, vendosini në një tenxhere dhe lërini të ziejnë bashkë me ujin pa gaz dhe sheqerin. Trazojini vazhdimisht dhe lëreni maksimumi 5-7 minuta.

Pastaj shtypni gjithë limonët dhe në një enë të posaçme hidhni lëngun e shtrydhur, ujin me gaz dhe përgatitjen e parë (lëkurë limoni + sheqer + ujë). Sigurisht që për çdo rast mund ta zëvendësoni ujin me gaz me ujë natyral.

Në fund, vendoseni në frigorifer për 1-2 orë dhe shërbejeni me disa kuba akulli.

Përsa i përket detajeve të tjera si pak borzilok, rozmarinë, mente etj, e keni ju në dorë. Shijojeni!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]