fbpx

Rashica: Paga ime e parë në Kosovë ishte 150 euro

nga Revista Kosovarja

Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, pak kohë më parë u bë kampion i Turqisë, me skuadrën e Galatasarayt.

Rashica, sot ka qenë i ftuar në emisionin “Oxygen” në Klan Kosova, ku ka folur për shumëçka, mes tjerash ai ka treguar edhe pagën e parë të cilën e ka pasë.

“Në Kosovë 150 euro më duket në muaj, atëherë u kanë, për atëherë u kanë sukses”, u shpreh Rashica.

Ndërkohë, Rashica vetëm gjatë sezonit të kaluar te skuadra turke është paguar mbi 1.8 milionë euro, ose mbi 35 mijë euro në javë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]