fbpx

Anija shqiptare shpëton 55 emigrantë

nga Revista Kosovarja

Anija “Butrinti” e Forcave të Armatosura të Shqipërisë ka shpëtuar 55 emigrantë.

Ata ndodheshin në vështirësi në një gomone në ujërat e detit Egje.

Kjo u bë e ditur nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Operacioni u realizua bashkë me një anije turke dhe një greke.

“Në këtë operacion shpëtimi, efektivët e FA, treguan përkushtimin e palëkundur për parandalimin e humbjes së jetëve të njerëzve dhe gatishmërinë për të ndihmuar në situata të tilla emergjente”, tha Peleshi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]