fbpx

Molliqaj: Kur u ndamë, Arben Vitia ka qenë kritik absolut i asaj çfarë bënte Kurti

nga Revista Kosovarja

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se ministri i tanishëm i Shëndetësisë, Arben Vitia kishte qenë mjaft kritik ndaj Albin Kurtit, kur Lëvizja Vetëvendosje ishte ndarë.

“Kur jemi nda, ka qenë kritik absolut i asaj që ka bë Kurti”, tha Molliqaj në Frontal në T7.

Ai tha se Vitia nuk ka bërë shumë punë në Ministrinë e Shëndetësisë.

“Nuk ka ndryshime në shëndetësi”, tha Molliqaj.

Ai e përshkroi kështu ministrin e LVV-së: “Viktimizohet gjithmonë. Duket sikur po e çojnë me zor, në fakt do vetë”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]