fbpx

Arbnora Ademaj publikon pamje nga xhirimet e filmit të ri turk

nga Revista Kosovarja

Bukuroshja shqiptare, Arbnora Ademaj, prej disa vitesh ka bërë debutimin në kinematografinë turke.

Ajo tashmë ka marrë pjesë në disa filma, ndërsa po vazhdon të jetë mjaft e angazhuar.

E njëjta së fundmi ka shpërndarë disa fotografi e video të reja nga xhirimet e një filmi të ri të quajtur “Dugun Savasii”.

“Një nga eksperiencat e mia më të bukura”, ka shkruar ajo.

E njëjta është vlerësuar në masë të madhe nga disa prej producentëve e aktorëve turk.

Ajo bëri debutimin në një film turk në vitin 2021 “Kirik Hayatlar”, në rolin e Leylas.

Në secilin episod u përmend edhe fakti që Ademaj është me prejardhje shqiptare.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]