fbpx

Më shumë fruta dhe zarzavate për fëmijët

nga Revista Kosovarja

Frutat dhe perimet janë produkte të shëndetshme dhe janë të lidhura me reduktimin e rrezikut për t’u prekur nga shumë sëmundje të rënda.

Dieta e pasur me fruta dhe perime është e lidhur me reduktimin e rrezikut të zhvillimit të diabetit të tipit 2, sëmundje të zemrës dhe presionit të lartë të gjakut (hipertension).

Fëmijët shpesh e kanë të vështirë të konsumojnë ushqime të shëndetshme, përfshirë këtu frutat dhe zarzavatet. Ja disa mënyra që mund t’ju vijnë në ndihmë për t’i bërë ata të preferojnë frutat e shijshme më shumë se çokollatat apo ushqimet e përpunuara, të dëmshme për shëndetin e tyre.

Kombinoni perimet:

Bëni pure me kungull dhe patate të ëmbël.

Përgatisni pica me domate, speca, kërpudha, ananas, hudhër dhe spinaq.

Shtoni perime në supë.

Mbushni patatet me kokrra gruri, hudhër, kërpudha dhe piper të kuq.

Jini kreativ kur shërbeni një sallatë. Mos përdorni vetëm domate dhe kastravec, shtoni piper të kuq, kërpudha, xhenxhefil, qepë, spinaq apo ndonjë perime tjetër të preferuar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]