fbpx

Bajrami pyet pushtetin se cilën Kushtetutë po e mbrojnë me rastin e Klanit: Atë që e ka shkelur Nagavci e Haxhiu?

nga Revista Kosovarja

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar lidhur me rastin e Klan Kosovës, duke pyetur pushtetin se për cilën Kushtetutë e kanë fjalën “patriotët”.

Ajo ka numëruar rastet kur Gjykata Kushtetuese ka gjetur se vendime të ministrave apo funksionarëve të tjerë kanë shkelur Kushtetutën.

“Për cilën Kushtetutë, atë që e ka shkelë Arbërie Nagavci, të njëjtën që e ka shkelë Albulena Haxhiu duke hartu ligje antikushtetuese. Po koordinimi i shefes së 56 deputetëve me një terrorist si Radojeçiçi, a është në linjë me këtë kushtetutë, A janë të njëjtit ”patriotë” që e mbrojnë Martin Berishajn që ka marrë miliona euro nga Gen Beograd”, ka shkruar ajo në Facebook.

https://www.facebook.com/hykmete.bajrami/posts/821090569403837?ref=embed_post

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]