fbpx

Në kohë rekord, sigurohet shuma për ndërhyrjen kirurgjikale të Genc Fugës

nga Revista Kosovarja

Mbrëmjen e të shtunës, Eni Jani njoftoi se Genc Fuga ka pësuar një goditje në tru dhe i duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Eni kërkoi ndihmën e kolegëve por dhe të gjithë atyre që munden të solidarizohen për të përballuar këtë shifër për operacionin. Dhe në kohë rekord shuma është siguruar.

Këtë e ka njoftuar vetë Eni përmes një postimi ku falenderon të gjithë ata që kontribuuan.

“Faleminderoj cdo njerin nga ju per suportin dhe mbeshtetjen, per cdo fjale dhe kontribut.Shuma u sigurua. Faleminderit nga zemra perseri!”, shkruan aktorja.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]