fbpx

“Për kontributin e paçmuar” – Shoqata Shqiptaro-Amerikane nderon Xheraldina Vulën!

nga Revista Kosovarja

Të gjithë e kemi vënë re dashurinë dhe mirënjohjen që Xheraldina Vula ruan për Ulqinin e saj. Përmes punës së saj, ajo është munduar gjithmonë të promovojë talentet, traditat e kulturën e vendit të saj.

Gjithë ky përkushtim i moderatores, duket se u shpërblye në mënyrën më të ëmbël. Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Ulqinit në New York, i ka akorduar Xheraldinës antarësimin e nderit.

Kjo, në shenjë vlerësimi për punën e saj në fushën e letërsisë, gazetarisë dhe për kontributin e paçmuar për t’i dhënë Ulqinit “zë”. Ata theksojnë se është misioni i tyre i përbashkët lulëzimi i komunitetit të tyre.

“Për kontributin e paçmuar” – Shoqata

Ndalur te kjo e fundit, Ulqini përfaqësohet denjësisht në New York nga shoqata shqiptaro-amerikane “Ulqini”. Një komunitet jo i vogël shqiptarësh, të cilët bëjnë të pamundurën për të trashëguar traditat dha zakonet. Madje atje është krijiuar edhe një shkollë, e përbërë nga 3 shoqata: Ulqini, Kraja dhe Hana e Malit. Atje janë rreth 200 fëmijë të cilët janë shqiptarë të lindur në Amerikë. Në atë shkollë ata mësojnë gjuhën shqipe, kulturën, traditat dhe zakonet shqiptare.

Dhe ashtu si përherë, Xheraldina udhëtoi drejt Amerikës për t’i takuar e për t’ju dhënë hapësirën mediatike që meritojnë. Pasi vizitoi shoqatën, ekipi i “N’majë t’gjuhës” ndaloi edhe te “Barolo”. Një restorant i njohur shqiptar, ku shijuan disa specialitete.

Tanimë dihet se të gjitha restorantet më të mira italiane në New York janë në pronësi teë shqiptarëve. Italianët vazhdojnë traditën e tyre me pronarë shqiptare, siç është ai i restorantit Barolo. Idi Ishmi, një zotëri i cili nisi rrugët e mërgimit që në moshën 21 vjeçare. Në vitin 2018 ai do të themelonte restorantin që do të rrëmbente zemrat e amerikanëve, e jo vetëm.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]