fbpx

Rrahje masive afër stacionit policor në Pejë

nga Revista Kosovarja

Një rrahje masive mes disa burrave ka ndodhur në qendër të Pejës.

Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar video nga rrahja ku shihet edhe intervenimi i policisë për të neutralizuar situatën.

Policia ka arrestuar të dyshuarit dhe të njëjtit janë dërguar në stacion për intervistim. Mësohet se përleshja fizike ka ndodhur vetëm 50 metra larg stacionit të policisë.

Një rast i tillë ndodhi edhe dje në Deçan, ku dy persona pësuan lëndime ndërsa policia arrestoi dy të tjerë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]