fbpx

Rudina Dembacaj flet për raportin me fëmijët e Mark Frrokut: ‘Nuk është më një sjellje e kontrolluar’

nga Revista Kosovarja

Rudina Dembacaj thotë se tani raporti mes saj dhe fëmijëve të Markut Frrokut është shumë i ngushtë dhe ka kaluar ato barrierat apo vështirësitë e fillimit.

Aktorja dhe moderatorja ka realizuar një seri me pyetje-përgjigje në Instagram, ku mes të tjerash dikush e pyet se çfarë raporti ka me tre fëmijët e bashkëshortit.

Rudina sqaron se nuk e kontrollon më sjelljen e saj si në fillim dhe tani marrëdhënia e tyre është organike.

Më tej, ajo thekson se i vjen keq kur ndjekësit i drejtohet me fjalët ‘fëmijët e Markut’, duke thënë se ata janë edhe fëmijët e saj.

“Dua të theksoj se tani nuk është më një sjellje e kontrolluar siç ishte në fillim që unë përpiqesha, mundohesha. Pra, derisa u mësuam të gjitha palët. Tani është sjellje totalisht e natyrshme, vjen krejt organike. Dhe kur thoni ‘fëmijët e Markut’ më vjen keq, sepse për mua janë edhe fëmijët e mi.”-thotë Rudina

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]