fbpx

Haradinaj pas takimit me delegacionin turk: Turqia vazhdimisht e ka përkrahur Kosovën

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka zhvilluar takim me një delegacion nga Turqia i kryesuar nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme të këtij vendi, Kemal Bozay.

Haradinaj ka thënë se Turqia ka mbajtur qëndrim parimor dhe ka mbështetur shtetësinë e Kosovës.

“Sot kam zhvilluar një takim me Mehmet Kemal Bozay, zëvendës ministër i Punëve të Jashtme të Turqisë; Sabri Demiri, këshilltar i lartë i Presidentit turk; Ilhan Saygili, drejtor i përgjithshëm për Ballkanin në MPJ turke; dhe Sabri Tunç Angılı, ambasador i Republikës së Turqisë në Kosovë”.

“Turqia ka mbajtur një qëndrim parimor dhe vazhdimisht ka përkrahur shtetësinë e Kosovës dhe zhvillimin e institucioneve të saj”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se në takim me delegacionin e lartë turk kanë biseduar për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Në bashkëbisedim me delegacionin e lartë turk, u dakorduam për thellimin e bashkëpunimit bilateral mes Kosovës dhe Turqisë në të gjitha fushat”, ka shtuar Haradinaj.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/847860010038682?ref=embed_post

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]