fbpx

Ilir Shaqiri rikthehet në “Dancing With the Stars 2”

nga Revista Kosovarja

Juria në sezonin e dytë të “DWTS” duket se do të vijë me shumë ndryshime, ndërsa sipas asaj që është raportuar nga mediat deri më tani ose është zbuluar nga burime pranë produksionit, përvec Valbona Selimllarit, që do të rikthehet, “karriget” e tjera janë për t’u plotësuar.

Ajo që mund të konfirmohet, të paktën nga cfarë u dha në mbyllje të sezonit të parë, Lori Balaj, do të jenë në juri këtë edicion, duke ju bashkangjitur kështu ish-Miss-it, ndërsa emri tjetër i përfolur është ai i Sara Hoxhës, fitueses së “DWTS 1”. E ndërsa pritet konfirmimi për këtë të fundit, ende nuk dihet se kush do të jetë kryetar jurie, të paktën deri më sot.

Në fakt, mospërfshirja e Ilir Shaqirit në jurinë e programit tërhoqi mjaft vëmendje edicionin e kaluar, edhe pse oferta ju bë, por kishte pranuar pjesëmarrjen në “Dance With Me”. Si kryetar jurie erdhi më pas Kledi Kadiu, që mesa duket nuk do ts bëjë më “vajtje-ardhje” Itali-Shqipëri këtë vit dhe do të vazhdojë me projektet e tij përtej detit dhe Shaqiri do të rikthehet në karrigen e tij.

Burime jozyrtare për “News31” e konfirmojnë lajmin, duke bërë me dije se Shaqiri do të ketë vendin më të rëndësishëm të jurisë, pozicionin që e ka mbajtur për shumë vite kur programi transmetohej në tjetër televizion.

Për ju që mund ta keni harruar (zor se) Iliri ishte fitues i “BBVIP 1” vitin e shkuar dhe ka qenë mjaft në qendër të vëmendjes këtë periudhë, teksa ishte edhe imazh zyrtar i “Digitalb”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]