fbpx

“Burgu im qenka një vrimë…” – Jakup Krasniqi thur vargje poetike në Hagë

nga Revista Kosovarja

Ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi vazhdon të jetë ende në paraburgim në Hagë, pas aktakuzës së ngritur nga Gjykata Speciale dhe fillimit të gjykimit ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.

E për kalimin e ditëve në çelin e burgut, Krasniqi ka vendosur që të shkruaj vargje poetike.
Së fundmi ai shkruar disa vargje për jetën dhe gjendjen e tij në atë çeli.
Këto vargje i ka publikuar vajza e tij, Gresë Krasniqi.

“Burgu im qenka një vrimë. Qiell e diell i shoh copë-copë. Aty ku bie e zgjohem përditë. Për mua është vetëm një gropë. Veçmas për këtë moshë”, janë vargjet që ka shkruar Jakup Krasniqi.Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit, ka filluar nga data 3 prill 2023. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasnqi janë deklaruar të pafajshëm. Ata po mbahen në paraburgim në Hagë që nga viti 2020.

https://www.facebook.com/gresa.jk/posts/6610818035641937?ref=embed_post

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]