fbpx

Qeveria ndan 50 mijë euro për familjen e Afrim Bunjakut

nga Revista Kosovarja

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës ka ndarë 50 mijë euro për mbështetjen e familjes së rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku i vrarë në krye të detyrës të dielën në veri.

Kryeministri Albin Kurti tha se kjo shumë ndahet për t’i dalë në ndihmë familjes së rreshterit.

“Është obligim i yni që kemi përballë vetëmohimit të Afrimit që ne sadopak ta përmbushim me atë që kemi e mundemi. Do të aprovojmë vendimin për ndarjen për 50 mijë euro për t’i dalë në ndihmë familjes së Afrimit”.

Ministri i Financave Hekuran Murati tha se Qeveria çdo herë do të jetë pranë familjes.

Fillimisht kabineti qeveritar ka mbajtur një minutë heshtjen në nderim të Bunjakut.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]