fbpx

Hetimet për sulmin në Banjskë, Tahiri: Po me befason SHBA-ja, se BE-së i duhen muaj të tërë derisa merr vendim

nga Revista Kosovarja

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri e ka konsideruar irrituese retorikën e partnerëve ndërkombëtar rreth zhvillimit të hetimeve për sulmin e 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës, në Banjskë të Zveçanit.

Ajo ka kritikuar edhe mosndëshkimin e Serbisë pas këtij sulmi.

“Po vazhdon retorika irrituese e partnereve nderkombetar rreth hetimeve te rastit te Banjskes nderkohe qe Serbia ende nuk u ndeshkua! E pakuptimte kjo zvarritje perkunder avancimeve teknologjike, incizimeve satelitore dhe Inteligjences artificiale! Po me befason SHBA-ja – sa per BE i duhen muaj te tera derisa merr vendim ne mungese te unitetit ne politiken e jashtme! Kjo nuk eshte vetem irrituese por edhe e rrezikshme…”, ka thënë ajo.

Në sulmin e 24 shtatorit, në Banjskë u vra rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

https://www.facebook.com/editatahiri99/posts/7158029487562837?ref=embed_post

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]