fbpx

Sërish përplasje mes Ilir Shaqirit dhe Eltionit, ndërhyn Ina Kollçaku: Nuk është Big Brother, është Dancing With The Stars

nga Revista Kosovarja

Në mbrëmjen e dytë të spektaklit ‘Dancing With The Stars’ ka pasur një përplasje mes kryetarit të jurisë, Ilir Shaqiri, dhe çiftit Ina Kollçaku dhe Eltion Merja.

Dihet botërisht që zanafilla e këtij debati ka qenë që në edicionin e parë të Big Brother VIP Albania, ku Iliri dhe Eltioni kishin përplasje të vazhdueshme.

E pasi kanë përfunduar koreografinë, Iliri e ka nisur gjykimin duke komentuar deklaratën e Eltionit gjatë provave, ku ka thënë se “nuk i interesojnë pikët e Ilirit”.

https://www.instagram.com/reel/CyWp_WsNKbK/?utm_source=ig_embed&ig_rid=fff2d9fe-f5f4-4ed9-81ca-9e113c9b7605

Ai i ka sugjeruar atij që të mos merret me këtë pjesë, pasi kështu mund të shpërqendrojë edhe partneren e tij në kërcim, gjersa në atë moment ka ndërhyrë menjëherë Ina Kollçaku.

Ajo i ka thënë Ilir se ky nuk është formati i Big Brother, por i ‘Dancing With The Stars’ dhe se nuk duhet të ketë qëndrime personale, por profesionale.

Debati ka vazhduar edhe më tej, ku më pas është inkuadruar edhe Valbona Selimllari, e cila gjithashtu ka replikuar me Inën.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]