fbpx

Ylli Limani tregon sekretin që mbajti për ndjekësi e tij

nga Revista Kosovarja

Ai e nisi karrierën e tij si konkurrent në ‘The Voice Of Albania’, por sot do të ulet në panelin e jurisë për të vlerësuar talentet e reja në ‘X Factor’.

Bëhet fjalë për, Ylli Limanin, këngëtari më i përfolur i momentit i cili është duke shijuar suksesin e projekteve të tij më të fundit muzikore të cilat numërojnë miliona klikime në ‘Youtube’.

Këngëtari shumë i dashur nga Kosova do t’i bashkohet panelit të jurisë të ‘talent show-it’ të famshëm, ku përflitet se do të jenë edhe këngëtaret Bleona Qerreti dhe Arilena Ara.

Theksojmë se ‘X Factor’ ka nisur audicionet nëpër Shqipëri dhe së shpejti do të nisin edhe netët live.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]