fbpx

Blerando vallëzon hipur sipër banakut të kuzhinës në BBVK, një nga ndjekësit e tij i bën një pyetje interesante

nga Revista Kosovarja

Një prej banorëve të shtëpisë së famshme të Big Brother VIP Kosova 2 që po merr vëmendje të madhe është edhe Blerando Lajci.

Këngëtari i cili është mjaft viral në rrjetet sociale, sidomos në platformë TikTok po tregohet aktiv dhe energjik edhe në BBVK.

Blerando së fundmi ka publikuar një video në TikTok të shkëputur nga BBVK teksa shihet duke treguar aftësitë e tij në vallëzim hipur sipër banakut të kuzhinës, ndërsa atmosferën me muzikë dhe këndim e improvizojnë banorët e tjerë.

“Krejt ok, veç kuzhina qenka fortë e punuar, as nuk po i lëvizë. Bash po më intereson kush e ka ndërtuar”, shkruan komentuesi.

E për këtë, ka një përgjigje, kuzhina e shtëpisë së famshme të BBVK është e punuar nga lideri i prodhimeve të mobilieve, Ciao Berto.

Krahas kuzhinës, Ciao Berto është përkujdesur në detaje edhe për hapësirat e tjera të shtëpisë, duke krijuar dizajne unike, moderne dhe shumëngjyrëshe për të krijuar në ambient sa më të ngrohtë për banorët gjatë rrugëtimit të tyre.

@blerando

🕺🏻🇦🇱 #bbvk2 #blerando #blerandogang #blerandofam #🇦🇱🇦🇱 #bigbrothervipkosova

♬ original sound – Blerando

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]