fbpx

Kapen 1.4 ton çokollatë pa afat

nga Revista Kosovarja

Dogana e Kosovës ka njoftuar se në Terminalin e Vërmicës kanë kapur një ngarkesë me produkte çokollate të skaduara në sasi prej 1370 kilogramë.

“Pas kontrollit të një ngarkese doganierët zbuluan se 1370 kilogramë çokollatë, me vlerë 1,712,68 euro) kishte afat të skadencës më 26 tetor 2023. Çokollata e skaduar u gjet e fshehur në mes të rimorkios, e përzier me mallin tjetër”, thuhet në njoftimin e doganës.

Thuhet se produktet e çokollatës së skaduar janë sekuestruar nga zyrtarët doganor dhe do të asgjësohen në përputhje me rregulloret në fuqi dhe bashkëpunim me agjesionin e ushqimeve derisa kompania importuese është gjobitur dhe po hetohet.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=727829769380157&set=a.544159067747229&type=3&ref=embed_post

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]