fbpx

Bora Zemani vjen së shpejti me një film të ri?

nga Revista Kosovarja

Pas suksesit të “5 Herë JO”, ku ciftin Bora-Donald i pamë në rolin e aktorëve dhe producentëve në projektin e parë në kinema, duket se moderatorja do të eksperimentojë sërish në film, por këtë herë jo në komedi.

I ftuar ditën e djeshme në “E Diell”, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, që shpesh del edhe nga “anët” e showbiz-it, tregoi se në fakt Bora dhe Donaldi po pregatiten për një film aksion dhe e kanë kontaktuar pikërisht për një rol në produksion.

“Kam përshtypjen se Bora do të përfshihet në një film tjetër që do të jetë aksion. Më thirri partneri i vet (Donaldi) dhe më tha: ‘Profesor, do të na duhet për ca skema’, por refuzova të jem pjesë e filmit, si instruktor dhe këshilltar, për ca skena që do realizohen në film. Bora do të dalë aty një figurë e jashtëzakonshme, shumë pozitive mendoj unë”.- tha Karamuco, duke zbuluar kështu padashje (ose me dashje) planet e ciftit, por duke mos e bërë të qartë nëse Donaldi do jetë pjesë e filmit, apo këtë herë do jetë vetëm producent.

Kështu, duket se “5 Herë Jo” ka qenë një “ogur” i mirë për Borën, që tashmë mendon t’i hyjë seriozisht aktrimit dhe ne i urojmë shumë suksese, duke pritur ta shohim si do jetë në zhanrin aksion.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]