fbpx

‘Jam me kancer në fazën e tretë’, rrëfimi emocionues i gazetares të CNN

nga Revista Kosovarja

Në rrjet është duke qarkulluar një video e gazetarës së CNN Sarah Schindner e cila me lot në sy zbuloi publikisht se është diagnostikuar me kancer në gji.

Prezantuesja e lajmeve kërkoi pak kohë televizive për të treguar se po përgatitet të luftojë betejën e saj me kancerin, duke dërguar gjithashtu një mesazh për audiencën televizive.

“Nuk jam sëmurë asnjë ditë në jetën time. Unë nuk pi duhan, pi rrallë. E megjithatë ja ku jam me kancerin e gjirit në fazën e tretë. Është e vështirë të thuash me zë të lartë. Kanceri i gjirit nuk është më një dënim me vdekje për shumicën e grave. Për të gjitha motrat e mia, të bardha të zeza ju lutemi bëni mamografitë tuaja çdo vit”, tha gazetarja e përlotur.

Sarah Schindner ka kancer në fazën e tretë dhe është në muajin e dytë të kimioterapisë. Ajo pritet t’i nënshtrohet rrezatimit dhe mastektomisë së dyfishtë.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]