fbpx

“Sfido peshën me Jetën”, programi i vetëm që shpëton nga mbipesha qindra persona

nga Revista Kosovarja

Obeziteti është shndërruar në problem serioz për miliona njerëz anë e kënd botës. Për shkak të mbipeshës, që zakonisht vjen si pasojë e abuzimit me ushqimin dhe shprehive të këqija, njerëzit atakohen nga shumë sëmundje.

Që mbipesha të mos jetë fatura më e shtrenjtë e jetës tuaj dhe ju të vuani për shkak të saj, ekziston programi i mrekullueshëm për luftimin e peshës së tepërt, i quajtur “Sfido peshën me Jetën”.

Ky, është grupi që i doli në ndihmë mijëra femrave e meshkujve për problemet me mbipeshën. Ky grup zhvillon veprimtarinë dhe ofron shërbime online në rrjete sociale. I formuar prej katër vitesh, “Sfido peshën me Jetën” vazhdon t’i qëndrojë besnik të vetmes mënyrë të dobësimit, pa çajra, suplemente, aparatura apo tableta, por vetëm dhe vetëm me program – regjim ushqimi.

Themeluesja e këtij grupi, trajnerja/këshilltarja e ushqyerjes, Jeta Lila Delija, shprehet që do të vazhdojë të mbështesë ushqyerjen e shëndetshme nëse kemi për qëllim humbjen e peshës dhe jo vetëm. Duke ndjekur këshillat dhe instruksionet e këtij programi të jashtëzakonshëm dhe tejet efikas në luftimin e kilogramëve të tepërt, anëtarët shprehen që kanë përmirësime të theksuara në rregullim të metabolizmit, përmirësim në kualitetin e gjumit, disponim, qëndrueshmëri psiko-fizike, ulje të niveleve të kolesterolit në gjak, ndryshime pozitive në lëkurë si dhe rritje të vetëbesimit.

“Sfido peshën me Jetën” ofron mundësi 24/7 të shërbimit online ndaj klientëve të cilët duan të shprehin problemet e tyre me kequshqyerjen, problemet shëndetësore nga mbipesha, gjendjen e rënduar emocionale për shkak të paragjykimeve për pamjen, planet dhe kërkesat e tyre për të cilat ju qëndrojnë në ndihmë në secilin rast dhe secilin individ. Të shtojmë se e veçanta e këtij grupi dhe e kësaj metode dobësimi është që shujtat/vaktet e ditës janë kryesisht nga tryeza kosovare dhe nuk janë të kushtueshme, por të përshtatshme për xhepin e shumicës. Gjithashtu, shërbimet ofrohet me çmim të përballueshëm për standardin e vendit. “Sfido peshën me Jetën” është programi që ka arritur rekorde në humbje të kilogramëve, ku deri tash ka të evidentuara raste që kanë humbur deri në -45kg dhe e gjithë kjo vetëm me ushqim të programuar drejtë.

Mundësitë janë të ndryshme, me metoda të abonimeve të lloj-llojshme, ku secilit do t’i përshtatet varësisht nga angazhimet që ka gjatë ditës.

Jeta Lila Delija, drejtuese e “Sfido peshën me Jetën”, bën thirrje për personat që vuajnë nga mbipesha dhe kequshqyerja, të jenë pjesë e grupit, nëse duan që vërtetë të shohin rezultate reale, pa premtime ose reklamime të rreme.

Ndërkohë, programi për fëmijë përfshin meny standarde, Intermittent Fasting, plane të personalizuara, ditore, javore…Suksesi i garantuar në mirëqenie, shëndet dhe humbje peshe.

“Sfido peshën me Jetën” – vendi ku i jepet lamtumira kilogramëve të tepërt.

Gjakove, rr. Nene Tereza, qendër
Info: +383 49 279 198

https://www.facebook.com/groups/2931797243582383/?ref=share

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]