fbpx

Osmani takon Hovenierin, flasin për zgjedhjet në veri dhe zhvillimet e fundit

nga Revista Kosovarja

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka zhvilluar takim me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Gjatë takimit, bëhet e ditur se u fol për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë ato në dialogun Kosovë – Serbi dhe përgatitjet që po bëhen në lidhje me kërkesën për zgjedhje të reja në veri.

“Presidentja Osmani dhe Ambasadori Hovenier diskutuan edhe për një sërë çështjesh në rrafshin e bashkëpunimit bilateral, edicionin e sivjetëm të forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, si dhe çështje të tjera të interesit të ndërsjellë”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Ndryshe, sot gjatë ditësh, Hovenier ka takuar edhe kryeministrin e vendit, Albin Kurti, ku ka deklaruar se ShBA-ja është e shqetësuar me vendimin e BQK-së për dinarin serb.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]