fbpx

Çitaku: Kurti po e rrënon FSK-në e cila u ndërtua me gjak

nga Revista Kosovarja

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të cilin tha se “po don me e rrënu ushtrinë e cila është ndërtu me gjak, djersë, mund dhe sakrificë”.

Citaku e dha këtë deklaratë duke u bazuar nga një raportim i “Albanian Post”, se “Qindra pjesëtarë të FSK-së, nga të gjitha rangjet, e padisin Qeverinë e Kosovës”.

Çitaku vazhdoi kritikën për Kurtin duke thënë se “Po don me e rrënu ushtrinë e cila është ndërtu me gjak, djersë, mund dhe sakrificë”.

“Çka na duhen raketat pa ushtarë? Si mbrohet vendi kur cënohet kaq shumë morali i ushtarit të FSK-së? Pak ka rëndësi epilogu i padisë. Qeveria tashmë e ka bërë dëmin”, tha ajo në Facebook.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=366824582645130&id=100079527735092&ref=embed_post

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]