fbpx

Lugati jep një deklaratë të fortë: Nuk flas për BBVK 2 pa u paguar artistët e edicionit të parë

nga Revista Kosovarja

Lugati ka qenë një nga banorët më të spikatur të edicionit të parë të Big Brother VIP.

Gjon Karrica (emri i vërtetë) mori vëmendje të madhe asokohe për shkak të mënyrës së tij të të folurit e paraqitjes së sinqertë në atë format.

Ai u ka dhënë mundësi fansave të pyesin më shumë përmes opsionit pyetje-përgjigje.
Një ndër pyetjet kishte të bënte me transgjinoren nga Suhareka, Edona James.

“Çfarë mendimi ke për Edona James?”, ka qenë pyetja e një ndjekësi.

“Nuk flas për Big Brother VIP Kosova 2, pa u pagu artistët e Big Brother VIP Kosova 1”, u përgjigj ish-konkurrenti.

Kjo ishte një deklaratë e fortë thumbuese për produksionin, ndonëse nuk u shpreh më shumë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]