fbpx

Osmani uron për 16 vjetorin e pavarësisë: Të duam Kosovë – Të lirë, të pavarur, sovrane e me aleatë

nga Revista Kosovarja

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në urimin e saj, Osmani ka thënë se e duam Kosovën “Të lirë, të pavarur, sovrane e me aleatë”.

“Urime ditëlindjen e 16të. 🇽🇰”, ka shkruar e para e vendit.

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/935637271254146?ref=embed_post

Republika e Kosovës feston sot 16-vjetorin e pavarësisë. Më 17 Shkurt të vitit 2008, Kuvendi i Kosovës shpalli Kosovën shtet të pavarur sovran dhe demokratik. Ky përvjetor do të përcillet me shumë aktivitete institucionale.

Krerët e shtetit do të bëjnë ngritjen e flamurit shtetëror në mëngjes, do të bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova e ai i veprimtarit Adem Demaçi dhe në Kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz. Ndërkohë, Kuvendi do të mblidhet në seancë solemne. Më vonë, krerët e shtetit do të mbajnë edhe pritjen shtetërore.

Deri tani, pavarësinë e Kosovës e kanë njohur 117 vende. Shteti i fundit që ka njohur është Izraeli.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]