fbpx

U tha se u ndanë, Adrola Dushi duket se vërtetoi të kundërtën

nga Revista Kosovarja

Romanca mes këngëtarit Capital T dhe Adrola Dushit edhe pse ata nuk e kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre, duket se vazhdon. Para disa ditësh pati dyshime se ata mund të jenë ndarë, shkak për këtë u bë një video e këngëtarit ku ndër të tjera shkruante: “Si fle unë kur e di që jam beqar dhe askush nuk po më tradhton”.

Mjaftoi kjo për të nxitur dyshimet se raporti mes çiftit kishte marrë fund.Kjo është hedhur poshtë së fudmi. Capital T ka festuar ditëlindjen ditën e djeshme. Ai ka publikuar një foto në profilin e tij të Instagramit, teksa mban në dorë një gotë dhe shkruan bashkangjitur se mbush 32 vjec.

Nuk ka munguar një urim publik nga Adrola duke shkruar “Urime”, koment të cilin e ka shoqëruar me ikonën e dy gotave për t’i thënë gëzuar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]