fbpx

Në Ditën e Gruas, mbahet marshi tradicional i 8 marsit

nga Revista Kosovarja

Sot në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kolektivi organizon marshin ‘Marshojmë S`festojmë.

Aktiviteti organizohet në Sheshin ‘Zahir Pajaziti’ për të vazhduar deri tek Sheshi Skënderbeu dhe fillonë në ora 12:00.

Ndryshe sot shënohet 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas, e njohur edhe si Dita e Nënës. Kjo ngjarje zë fill më 8 mars 1857, kur rrobalarëset e Nju ­Jorkut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë.

100 gra nga shumë vende evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbledhura në Kopenhagë të Danimarkës, nën kryesinë e Klara Cetkinit, vendosen që 8 Marsi të shënohet si Dita Ndërkombëtare e Grave.

Për nder të kësaj dite, nënave dhe grave u jepen dhurata të ndryshme, ku dhurata më e shpeshtë është luleje, e cila ka simbolin e respektit dhe dashurisë.

Kosova të drejtën e gruas e ka të garantuar me ligj, ku në shumë institucione shtetërore, pjesëmarrja e gruas është e përcaktuar me ligje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]