fbpx

Në hotelin luksoz të Cyrihut hapet salloni i bukurisë “Art of Beauty” nga Afërdita Selmonaj – Nivel dhe profesionalizëm me pesë yje

nga Revista Kosovarja

“Art of Beauty” është salloni më i ri i bukurisë dhe estetikes, i cili ka hapur dyert para pak ditësh në hotelin prestigjioz “Five Zürih” në Cyrih të Zvicres. Ekskluziv, elegant dhe me shërbime të klasit të parë, “Art of Beauty” do të jetë vendi ku pamja e jashtme e secilit person do të trajtohet si vepër e çmuar arti.

No description available.

Hapja e “Art of Beauty” u bë përmes një eventi tejet ekskluziv dhe të një niveli tjetër. Të ftuarit patën mundesinë të njihen me ofertat dhe ishin në gjendje të eksploronin ambientin luksoz me katering nga restoranti “Soul Street Five Zürich”. Shefi i kuzhinës, Orlando, shërbej dhe frymezojë mysafiret me specialitete nga kuzhina meksikane.

Kush qëndron në krye të “Art of Beauty”?

No description available.

Afërdita Selmonaj është një femër shqiptare e zonja, që ja del bindshëm e sukseshëm në jetë e punë. Shqiptarja që jeton dhe vepron në Zvicër, ka hapur qendër estetike në hotelin e njohur në Cyrih – “ Five Zürich”. Në këtë hotel luksoz, Afërdita tashmë ka hapur dyert e sallonit të saj ku ofron trajtime profesionale për klientët privat dhe mysafirët e hotelit.

No description available.

E shkolluar në Gjermani, ku i kreu studimet si eksperte e kuslifikuar e anestezisë, ajo gjithmonë kishte pasion për mjeksinë estetike dhe këtë gjë tashmë po e realizon me “Art of Beauty”, sallonin ku do të ofrohet një gamë e gjërë trajtimesh profesionale me tendencën për ta mirëmbajtur e përtirë bukurinë natyrale.

No description available.

Me eskperiencën e saj nga fusha e mjeksisë dhe asiatencën e teknologjisë së avancuar nga aparatet origjinale Hydrafacial dhe In Mode, Afërdita ka arritur te zhvilloje konceptin e saj të trajtimit të spezializuar në rrathët e errët nën sy, rrudhat e thella, aknet, celulitin, strijat dhe korrigjimin e shenjave.

Cilat është lista e shërbimeve?

 

Siç kuptojmë, në “Art of Beauty” ofrohen sjërbime profesionale dhe lukeozë me Hydrafacial dhe Optimas nga In Mode, një aparaturë e fjalës së fundit për fushën e estetikës. Këtu hyjnë, trajtimi i rrudhave, ankeve, i hiperpigmentimit, celulitit, korigjimi i mbresës, trajtimi i rrathëve të errët nën sy, trajtimi i buzëve, i lëkurës së thatë, kullimi limfatik, trajtimi pas kemioterapisë, trajtime te ftyres me IS Clinical. Gjithashtu në këtë studio bukurie realizohet edhe grim dhe makup profesional për çdo event, e poashtu permanent make-up me rezultate natyrale, stilimi dhe ngjyrosja e vetullave, etj.

 

No description available.

Zgjerimi i ofertës, i bashkepunimit me “Five Zürich” dhe hapja e një lokacionintë ri Dubai, janë planet e ardhëshme të Afërdites nga “Art of Beauty”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]