Vlora Çitaku, sekretare e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, e ka quajtur skandaloze letrën e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, drejtuar Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Çitaku, në Facebook, ka shkruar se letra e kryediplomates kosovare është skandaloze në përmbajtje, formë dhe mesazhi të saj.
“Skandaloze letra e Ministres së Punëve të Jashtme. Skandaloze në përmbajtje, skandaloze në formë. Skandaloze në mesazhin që përçon tek aleatë”.
“Diplomacia nuk është lojë fëmijësh”, porosit ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA.