Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten janë arrestuar dy të mitur, pasi të njëjtit pas një zënke kanë sulmuar fizikisht më thikë një person në Lipjan.
Sipas policisë, viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Ndërsa është konfiskuar një brisk.
“Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”
“Fsh. Llugaxhi, Lipjan 31.05.2024 – 19:00. Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë-të mitur, pasi që të njëjtit pas një zënke e kanë sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë (thikë) viktimën mashkull kosovar, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa si provë materiale është konfiskuar një brisk. Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24 orësh të policsë.