Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim lamtumirës ambasadoren e Holandës, Carin Lobbezoo. Osmani ka grumbulluar gratë ambasadore në Kosovë në një festë vetëm me gra, duke thënë se kontributi i ambasadores holandeze ka qenë i jashtëzakonshëm në forcimin e grave në diplomaci.
“Së bashku me gra ambasadore të shquara në Kosovë, festuam shërbimin e jashtëzakonshëm të ambasadores së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo dhe forcën e grave në diplomaci.
Ky tubim nuk ishte thjesht një lamtumirë, por një dëshmi e forcës dhe ndikimit të grave në diplomaci. Së bashku, ne formojmë një botë më gjithëpërfshirëse dhe të barabartë” shkroi Osmani.
Together with outstanding women ambassadors in Kosovo, we celebrated Ambassador @carinatwork’s remarkable service as Ambassador of 🇳🇱 to Kosovo and the strength of women in diplomacy.
This gathering was not a mere farewell but a testament to the strength and influence of women… pic.twitter.com/PfAGO9Nq2z
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 5, 2024