fbpx

Eliminimi i Portugalisë nga Euro 2024, Georgina Rodriguez bën një dedikim: Sa emocione të bukura kemi përjetuar, faleminderit

nga Revista Kosovarja

Pas eliminimit nga Euro 2024, Georgina Rodriguez, bëri një postim në rrjete sociale duke shprehur admirim dhe mbështetje për partnerin e saj, Cristiano Ronaldo dhe gjithë ekipin e Portugalisë.

“Sa emocione të bukura kemi përjetuar në këtë Kampionat Evropian”, nis postimi i bukuroshes së famshme.

Zeshkania tutje theksoi: “Faleminderit për gjithmonë Portugali”.

Pas largimit të Portugalisë nga Euro 2024, janë ngritur spekulime për të ardhmen e Ronaldos me kombëtaren.

Megjithatë, Roberto Martinez ka siguruar se 39-vjeçari ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për karrierën e tij ndërkombëtare.

Ronaldo ka të ngjarë të largohet për një pushim pas një sezoni me Al-Nassr dhe Portugali.

Pavarësisht spekulimeve të fundit për të ardhmen e tij në kombëtare, ai kishte shprehur më herët dëshirën për të garuar në Kupën e Botës së ardhshme në 2026, gjë që nënvizon pasionin e tij të qëndrueshëm për lojën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio)

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]