fbpx

Në Shqipëri u lind “bebja më e madhe”, mbi gjashtë kilogramë

nga Revista Kosovarja

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Albana Koçiu, ka njoftuar gjatë ditës së djeshme se ka lindur bebja me peshën më të madhe në dekadën e fundit.

Koçiu bëri të ditur se pesha e foshnjës është 6 kilogramë e 150 gramë.

Ajo tha se lindja është realizuar suksesshëm në mënyrë natyrale.

“Mirënjohje nga zemra për stafin mjekësor dhe infermieror, pasi falë punës dhe përkushtimit të tyre nëna dhe bebja gëzojnë shëndet të plotë”, tha ajo.

Lindja është kryer në spitalin universitar obstetrik-gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]