fbpx

Lazim Destani takohet me Rektorin Jusuf Zejneli: U ndjeva i nderuar

nga Revista Kosovarja

 

Biznesmeni e filantropi shqiptar, Lazim Destani, vazhdon takimet me personalitete të rëndësishme të jetës akademike e figura të ndryshme me rëndësi në botën shqiptare.

Së fundi, Destani është takuat me Rektorin e Universitetit të Tetovës, Jusuf Zejneli.

Destani, në postimin e tij në rrjete sociale, thotë se është ndjerë i nderuar nga takimi
I sotshëm me Rektorin Zejneli.

“U ndjeva i nderuar nga takimi sot me Rektorin Jusuf Zejneli nga 𝐔𝐧𝐢𝐯𝐞𝐫𝐬𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐢 𝐓𝐞𝐭𝐨𝐯𝐞̈𝐬 ‘𝐅𝐚𝐝𝐢𝐥 𝐒𝐮𝐥𝐞𝐣𝐦𝐚𝐧𝐢’. Gjatë kësaj vizite në zyrat e kompanisë sonë në Tetovë, nga Rektori Zejneli pata kënaqësinë ta pranoj Logon e dizajnuar për këtë vit jubilar, për 30 vjetorin e themelimit të Universitetit të Tetovës.
Me këtë rast, për arritjet e shënuara në këto tre dekada, i përgëzoj drejtuesit, stafin akademik dhe studentët e këtij Universiteti duke ua përcjellë urimet më të mira për suksese gjithnjë e më të larta”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]