fbpx

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë martuar në fshehtësi?

nga Revista Kosovarja

Cristiano Ronaldo është gati 40 vjeç dhe portugezi ka patur një jetëgjatësi të paparë në futboll falë etikës së tij të madhe të punës, duke mbajtur një formë fizike perfekte dhe gjithashtu duke pasur një partnere të shkëlqyer në jetë dhe në stërvitje si Georgina Rodriguez.

Së fundmi ai ka bërë një bashkëpunim me kompaninë e fitnesit ‘WHOOP’, ku flet për rutinën e tij të stërvitjes dhe përmend se kur nuk stërvitet në klub, ai stërvitet në shtëpi me gruan e tij pasi të dy frymëzojnë njëri-tjetrin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by WHOOP (@whoop)

Prisni një minutë, a iu referua Cristiano Ronaldo Georgina Rodriguez si gruaja e tij? Kjo frazë e portugezit ka nxitur spekulime mes fansave të futbollistit, të cilët besojnë se të dy janë martuar fshehurazi.

Kur portugez nënshkroi me klubin e Arabisë Saudite Al-Nassr, pati shumë polemika për faktin se Arabia Saudite i ndalon çiftet e pamartuara të jetojnë së bashku, megjithëse raportohet se Shtëpia Mbretërore Saudite bëri një përjashtim për Cristianon…

 

View this post on Instagram

 

A post shared by WHOOP (@whoop)

Sipas Page Six, publicisti i Cristiano Ronaldos, kur u pyet nëse të dy ishin martuar, përmendi se “në këtë moment, nuk mund ta konfirmoj dhe as ta mohoj, sepse thjesht nuk e di”.

Futbollisti dhe Georgina janë çift që nga viti 2016, dhe portugezi është pothuajse 10 vjet më i madh se ajo dhe të dy kanë dy fëmijë – Alana Martina e lindur në 2017 dhe Bella Esmeralda në 2022.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]