fbpx

Kim Kardashian shfaqet plot stil në grim në fotot e fundit

nga Revista Kosovarja

Kim Kardashian vazhdon të jetë aktive në Instagram, ku këto ditë ka ndarë fotografi të shumta glamuroze për 361 milionë ndjekësit e saj.

Seks bomba 43 vjeçare — për të cilën thuhet se ka ‘punë të papërfunduar’ me ish-të dashurin Pete Davidson — shpërndau disa foto të reja duke treguar se sa më stil dinë të bëjë make up.

Nëna e katër fëmijëve ishte veshur me pizhamat gri të lehta ndërsa pinte me kujdes nga një filxhan çaji.

Flokët e saj të zeza të shkëlqyeshme ishin rregulluar në kaçurrela të mëdha ndërsa ajo mbante filxhanin dhe një lugë të vogël me duar të lëmuara, me manikyr në ngjyrë nude.

Poshtë fotografive ajo shkruante:: ‘çaj.’

Më vonë, Kardashian publikoi një video në Instagram Stories, ku shfaqej me produktin e saj të fundit të veshjeve të ngushta nga SKIMS.

Të mërkurën në mëngjes, miliarderja u shfaq përpara një pasqyre të plotë, e veshur me një onesie në ngjyrë lekure.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]