fbpx

Deputeti i VV-së e fyen ambasadorin amerikan: Të mos përzihet për urë, le të qëndrojë në ambasadë

nga Revista Kosovarja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje , Alban Bajrami, e ka fyer ambasadorin Amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Në një debat në tëvë1, ku diskutohej për hapjen e urës së Ibrit, Bajrami ka thënë se diplomati amerikan nuk merr vesh në ura.

Deputeti i VV-së ka thënë se Honenier nuk duhet të përzihet në çështje tjera, por duhet të qëndrojë në ambasadë.

“Ambasadori amerikan nuk merr vesh në ura, ai duhet me nejtë në ambasadë. Në Kosovë në një kohë edhe zgjedhjet u caktojshin në koordinim me ambasadat”, ka deklaruar Bajrami.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]