fbpx

Protesta e shqiptarëve të Luginës, Sinani: Dëshmuam mosnënshtrimin tonë kundër shtypjes, shkeljes e diskriminimit

nga Revista Kosovarja

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka ndarë pamje nga protesta e shqiptarëve në Serbi në Sheshin Skëndërbeu, emërtimin e të cilit, siç thotë ajo, nuk e pranoi Qeveria e Beogradit.

Me anë të një postimi në Facebook, Sinani ka thënë se në këtë protestë kanë dalur për të ngritur zërin për të drejtat e mohuara, marrëveshjet e paimplementuara, pasivizimin selektiv të adresave dhe mungesën e teksteve shkollore në gjuhën shqipe.

“Duke dëshmuar kështu mosnënshtrimin tonë, kundër shtypjes, shkeljes e diskriminimit. Për të dëshmuar qëndresën tonë.”, ka shkruar ajo.

https://www.facebook.com/kryetare/posts/921907073312949?ref=embed_post

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]