fbpx

Gani Geci tregon se në ditën e zgjedhjeve është ditëlindja e vajzës së tij, deputetës së LDK’së

nga Revista Kosovarja

Gani Geci ka reaguar pasi presidentja Vjosa Osmani shpalli 9 shkurtin 2025 datën e zgjedhjeve parlamentare.

Geci përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se kjo datë ka rasistur të jetë edhe ditëlindja e vajzës së tij, deputetes së LDK’së, Marigona Gecit.

Ai njoftoi se Marigona Geci ka lindur me 9 shkurt 1992.

“Me datë 9 shkurt 2025, presidentja paska caktuar datën e zgjedhjeve të përgjithshme në Republikën e Kosovës, kjo datë paska rastisur të jetë edhe ditëlindja e vajzës time deputetës së LDK-së, Marigona Gecit e cila ka lindur me 09 shkurt 1992”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]