fbpx

Vjen në jetë foshnja e çiftit më të famshëm në botë, Justin dhe Hailey Bieber u bënë prindër të një djali

nga Revista Kosovarja

Çifti më i përfolur në shoubizin ndërkombëtar, Justin dhe Hailey Bieber janë bërë prindër për herë të parë.

Kjo u bë e ditur nga vetë Hailey dhe Justin përmes një postimi në Instagram.

Dyshja njoftuan se janë bërë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Jack Blues Bieber.

Përveç kësaj, ata ndanë me fansat e shumtë të tyre edhe një fotografi të pritjes së ëmbël.

Me të bërë të ditur këtë informacion, adhuruesit kanë shpërthyer me të madhe me komentet e tyre nëpër rrjetet sociale.

Justin dhe Hailey janë një çift shumë i përfolur në shtypin rozë, duke marrë parasysh ndikimin që ka edhe artisti Bieber në shtypin rozë.

Nga adhuruesit e shumtë, foshnja e tyre po konsiderohet si fëmija i prindërve më të famshëm në botë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]