fbpx

Kurti thërret diasporën të regjistrohet: Procesi është i shpejtë dhe i lehtë, por ka ndikim të madh

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje për mërgimtarët që të regjistrohen deri më 31 gusht.

Ai ka theksuar se procesi i regjistrimit është i shpejtë dhe i lehtë, dhe ka një ndikim të rëndësishëm.

Kurti ka theksuar se regjistrimi ndihmon në krijimin e politikave që mbështesin mërgatën, përmirësojnë shërbimet dhe forcojnë lidhjet kulturore dhe arsimore me atdheun.

“Të dhënat tuaja do të ndihmojnë në zhvillimin e strategjive që përmirësojnë mbështetje për mërgimtarët dhe lidhjet me Kosovën,” ka thënë ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]